20 vite eksperiencë në sisteme të avancuara ngrohjeje, ventilimi dhe mirëmbajtje HVAC.

Klimateknika sh.p.k. është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2000, me kapital 100% shqiptar, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Fillimisht aktiviteti i kompanise ka qene tregetia e materialeve te ndryshme te fushes se ventilimit dhe klimatizimit. Me rritjen e kerkeses se tregut kompania eshte zhvilluar duke marre persiper instalime dhe duke krijuar nje sector prodhimi te gjithin te vetin. Klimateknika sh.p.k. dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit te ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industrial ,në të njejtën linjë me eficiencën standarde të energjise shqiptare dhe europiane. Ne fillimet e saj kompania ka implementuar sistemet e Fuji Electric per ajrin e kondicionuar dhe Casals per pajisjet e ventilimit. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh inxhinierësh me experiencë, është i disponueshëm jo vetëm për tregun shqiptar por edhe më gjerë, për instalimin e sistemeve HVAC dhe prodhim të aksesorëve.

Cfarë na diferencon?

Ne duam që klientët tanë të jenë të lumtur me punën e inxhinierëve tanë, çmimet tona dhe eficiencën e shërbimeve nga zyra jonë e servisit, sepse ne duam të ofrojmë më të mirën për ju. Ne gjithmonë përpiqemi për të përmirësuar shërbimet tona. Ne besojmë se dedikimi është ai që na diferencon, kjo është edhe arsyeja pse ne rritemi çdo ditë.

Fakte të tjera për tu konsideruar…

  • Ne instalojmë teknologjitë më të avancuara të sistemeve të inverterave nga prodhuesit lider në treg- të cilat janë me sisteme energjie më eficiente – jo vetëm për mjedisin por dhe për xhepin tuaj.
  • Konsultat dhe rekomandimet tona janë pa pagesë.
  • Inxhinierët tanë janë shumë të kualifikuar dhe të mirësjellshëm.
  • Ne ofrojmë garanci në sistemet që instalojmë, kështu që nuk ka nevojë të shqetësoheni për kosto shtesë për riparime pasi ne të kemi mbaruar punën tonë.

Misioni ynë

  • Të kontribuojë në shoqëri duke ofruar zgjidhje më të avancuara të sistemeve të kondicionimit të ajrit
  • Për të siguruar kënaqësinë e vazhdueshme të klientit
  • Të vendosim Markat më prestigjoze si General, Clivet, Sisteven apo Calpak si marka besimi, të cilat klientët dhe shpërndarësit tanë besojnë.

Klimateknika është Distributor zyrtar i gjigandit japonez GENERAL FUJITSU, një emër i njohur dhe lider në fushën e sistemeve të kondicionimit të ajrit, sisteme kondicionere split, sisteme multisplit dhe aplikime VRF.

CALPAK është një emër tjetër me famë dhe cilësi të njohur ndërkombëtarisht dhe që vjen pranë tregut shqiptar vetëm nën emrin KLIMATEKNIKA.

Gjithashtu Klimateknika është Distributor zyrtar i SISTEVEN, kompani spanjolle e njohur per prodhimin dhe shitjen e produkteve te ventilimit per aplikime rezidenciale , komerciale dhe industriale.

Prej disa vitesh kompania ka implementuar teknologjine e liderit Italian CLIVET spa per sistemet e ajrit te kondicionuar ajer – uje dhe njesi te kompletuara Rooftop dhe AHU , duke sjelle prodhimet 100% europiane.

Nje nga kompanite qe ka hyre fuqishem ne tregun boteror te HVAC “MIDEA” per te cilin Klimateknika ka ekskluzivitetin ne Shqiperi , eshte kthyer gjithashtu ne brandin e perdorur me shume ne aplikime hotelerie dhe komerciale.

Importimi i pajisjeve HVAC me kualitetit të lartë, teknologji të përparuar dhe aksesorë të prodhimit të linjës së montimit, na bën me krenari të themi se jemi “KLIMATEKNIKA”.

Por ne nuk duam të jemi thjesht më të mëdhenjtë, ne synojmë të jemi edhe më të mirët.

Nëse keni nevojë për një zgjidhje për një dhomë gjumi të vogël, apo hapësirë të madhe jetese, kombinimi ynë i teknologjisë, depërtimit dhe dizajnit do të ofrojë zgjidhjen më efektive dhe efikase të ajrit të kondicionuar për ju.

LIDHUNI ME NE!

+355 4 341 757 / info@klimateknika-alb.com

Na kontaktoni

Get in Touch

+355 4 341 757 | info@klimateknika-alb.com


[recaptcha]