Fabrika e prodhimit Klimateknika gjendet në Vaqarr, Tiranë

KLIMATEKNIKA sh.p.k. i ka dhene prioritet një linje të re të prodhimit për kanalet e ajrit, grilave, rekuperatore, njesi trajtimi ajri, duke instaluar makineri moderne të prodhuara nga Grupi zvicerian Spiro, një nga kompanitë lider në këtë fushë. Makinerite janë instaluar në një fabrikë në një hapësirë të magazinës të pozicionuar në Prush-Vaqarr, Tiranë , e specializuar në prodhimin dhe shpërndarjen e pajisjeve dhe aksesorëve për sistemet HVAC. Një ekip prej 40 punonjësish operojne brenda prodhimit, e cila është e ndërtuar në një sipërfaqe prej më shumë se 5000 m2, ku ofohet hapesire edhe per magazinimin e produkteve. Makinerite janë të certifikuara sipas standardit ISO, dhe prodhojnë të gjitha llojet e kanaleve të ajrit, të galvanizuara dhe poliuretani, të cilat përdoren gjerësisht në aplikimet HVAC. Politika jonë është e mire orientuar për t’i dhënë vlerë klientit në sajë të shërbimit të shpejtë të asistencës teknike dhe livrimit të produkteve. Cilësi e përkryer, shpejtesi ,çmime konkurruese, potencial i lartë prodhimi, aftësitë teknike dhe gamë e gjerë produktesh, të cilat stimulojnë mardhënie afatgjatë me partnerët e biznesit, duke promovuar kështu produktin tonë në të gjithë Shqipërinë.

klimateknika pipes
klimateknika sealing
klimateknika metal products

LIDHUNI ME NE!

+355 4 341 757 / info@klimateknika.al

NA KONTAKTONI

Na kontaktoni

+355 4 341 757 | info@klimateknika.al


[recaptcha]