NE UDHËHEQIM ME

20 vite pervoje ne sistemet e avancuara te ngrohjes, ventilimit dhe ajrit te kondicionuar.

Klimateknika sh.p.k. është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2000, me kapital 100% shqiptar, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Fillimisht aktiviteti i kompanise ka qene tregtia e materialeve te ndryshme te fushes se ventilimit dhe klimatizimit. Me rritjen e kerkeses se tregut kompania eshte zhvilluar duke marre persiper instalime dhe duke krijuar nje sektor prodhimi te gjithin te vetin. Klimateknika sh.p.k. dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit te ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njejtën linjë me eficiencën standarde të energjise shqiptare dhe europiane. Ne fillimet e saj kompania ka implementuar sistemet e Fuji Electric per ajrin e kondicionuar dhe Casals per pajisjet e ventilimit. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, është i disponueshëm jo vetëm për tregun shqiptar por edhe më gjerë, për instalimin e sistemeve HVAC dhe prodhim të aksesorëve.

Çfarë na diferencon?

Ne dëshirojme që klientët tanë të jenë të lumtur me punën e inxhinierëve tanë, çmimet tona dhe eficiencën e shërbimeve nga zyra jonë e servisit, sepse ne deshirojmë që të ofrojmë më të mirën për ju. Ne gjithmonë përpiqemi për të përmirësuar shërbimet tona dhe besojmë se dedikimi është ai që na diferencon, kjo është edhe arsyeja pse ne rritemi çdo ditë.

Fakte të tjera për t’u konsideruar:

  • Ne instalojmë teknologjitë më të avancuara të sistemeve të inverterave nga prodhuesit lider në treg- të cilat janë me sisteme energjie më eficiente – jo vetëm për mjedisin por dhe për xhepin tuaj.

  • Ne ofrojmë garanci për pajisjet dhe sistemet që instalojmë.

  • Inxhinierët tanë janë shumë të kualifikuar dhe profesional.

  • Konsultat dhe rekomandimet tona janë pa pagesë.

RIDEFINOJME TRENDIN

Klimateknika është Distributor zyrtar i gjigandit japonez GENERAL FUJITSU, një emër i njohur dhe lider në fushën e sistemeve të kondicionimit të ajrit, sisteme kondicionere split, sisteme multisplit dhe aplikime VRF.

CALPAK është një emër tjetër me famë dhe cilësi të njohur ndërkombëtarisht dhe që vjen pranë tregut shqiptar vetëm nën emrin KLIMATEKNIKA.

Gjithashtu Klimateknika është Distributor zyrtar i SISTEVEN, kompani spanjolle e njohur per prodhimin dhe shitjen e produkteve te ventilimit per aplikime rezidenciale , komerciale dhe industriale.

Prej disa vitesh kompania ka implementuar teknologjine e liderit Italian CLIVET spa per sistemet e ajrit te kondicionuar ajer – uje dhe njesi te kompletuara Rooftop dhe AHU , duke sjelle prodhimet 100% europiane.

Nje nga kompanite qe ka hyre fuqishem ne tregun boteror te HVAC “MIDEA” per te cilin Klimateknika ka ekskluzivitetin ne Shqiperi , eshte kthyer gjithashtu ne brandin e perdorur me shume ne aplikime hotelerie dhe komerciale.

Importimi i pajisjeve HVAC me kualitetit të lartë, teknologji të përparuar dhe aksesorë të prodhimit të linjës së montimit, na bën me krenari të themi se jemi “KLIMATEKNIKA”.

Por ne nuk duam të jemi thjesht më të mëdhenjtë, ne synojmë të jemi edhe më të mirët.

Nëse keni nevojë për një zgjidhje për një dhomë gjumi të vogël, apo hapësirë të madhe jetese, kombinimi ynë i teknologjisë, depërtimit dhe dizajnit do të ofrojë zgjidhjen më efektive dhe efikase të ajrit të kondicionuar për ju.

Misioni

Të kontribuojë në shoqëri duke ofruar zgjidhje më të avancuara të sistemeve të kondicionimit të ajrit.

Për të siguruar kënaqësinë e vazhdueshme të klientit.

Të vendosim Markat më prestigjoze si General, Clivet, Sisteven apo Calpak si marka besimi, të cilat klientët dhe shpërndarësit tanë besojnë.

Professional, correct and high quality service! Highly recommend!

Andi Kolici

Professional and trustworthy company with first rate air conditioning system. Great service and very efficient staff. Hotel Andon Lapa is very happy to have chosen such excellent company. They have always sent someone same day when we have had any problem. In general very good customer service and would definitely recommend.

Athina Lapa
ORARI I PUNËS

E HËNË – E PREMTE

08:00 ~ 17.00

E SHTUNE

08:00 ~ 13.00

KONTAKTONI